‘I çova një pjatë fasule!’ Big Basta zbulon historinë e pazakontë të njohjes me Vesa Lumën

Reperi i mirënjohur Big Basta është rikthyer pas disa vitesh shkëputje nga intervistat.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka qenë i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”. Ai foli për jetën që ka ndërtuar në Zelandën e Re, duke e konsideruar si “vend magjik, por të qetë”

“Në Zelandën e re jeta është shumë e qetë fatkeqsisht për ne që jemi mësuar me zhurmë. Është pak e mëzitshme. Por është vend magjik.”- u shpreh ai.

Ndër të tjera Big Basta tregoi edhe historinë e veçantë të njohjes me Vesa Lumën.

“Vesën e dua shumë dhe për herë të parë jemi takuar te “Dancing with the star”. Vesa s’më kishte kërkuar ndonjëherë tekste dhe unë e pyeta pse s’më ke kërkuar asnjëherë tekst dhe me tha do të kërkoj që nesër. Nga ai moment u afruam me njëri-tjetrin. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thash mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule. Ma ktheu pjatën bosh pa fasule, por me shumë dashuri.”-u shpreh Big Basta “Në kurthin e Piter Pan”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit akuzon Juventusin për manovrat e pagave

Story i radhës

U tha se ndikoi në fitoren e Becit në Shkodër – Rama, Luizit: Rrezik edhe për mua nëse më kishe dalë përballë

Të fundit nga