u takuan per te sqaruar zenken dy viktimat e ngjarjes ne kavaje u konfliktin fizikisht para 3 ditesh 642545f3ab835

U takuan për të sqaruar zënkën, dy viktimat e ngjarjes në Kavajë u konfliktin fizikisht para 3 ditësh

March 30, 2023
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën mbrëmë ku dy 43-vjeçarë kanë vrarë njëri-tjetrin pasi janë konfliktuar në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për News24 se shtetasit Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht.

Ai zbuloi se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Mësohet se të dy fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq, ai zbuloi se të dy persona kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, ku Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sa i përket Rexhës ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

homazhet brenda shtepise se big brother vip gafa e radhes e deamishel i urojme ngushellime familjes se pal koles 642545e417592
Story i mëparshëm

Homazhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP/ Gafa e radhës e Deamishel: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës

keta jane dy lojtaret qe kercenuan me largim nga tottenhami per shkak te contes 6425482eb8971
Story i radhës

​Këta janë dy lojtarët që kërcënuan me largim nga Tottenhami për shkak të Contes

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë