U rrëzua teksa ngiste biçikletën, një 76-vjeçar vdes rrugës për në spitalin e Korçës

Ka vdekur rrugës për në spitalin e Korçës një 76-vjeçar i cili u rrëzua në rrugë teksa ngiste biçikletën.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale.

“Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë”.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Story i mëparshëm

​Kurti akuzon Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit

Story i radhës

UNICEF: Rreth 14,000 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

Të fundit nga