u rrezua ne fushe mbrojtesi i romes publikon foto nga spitali jam mire 661cf083968d9

U rrëzua në fushë, mbrojtësi i Romës publikon foto nga spitali: Jam mirë

April 15, 2024
1 minut lexim

Ndeshja mes Udineses dhe Romës u ndërpre nga gjyqtari kryesor, pasi mbrojtësi i Romës Evan Ndicka, ra pa ndjenja në fushë.

Futbollisti ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ra pa ndjenja në fushë rreth minutës së 72-të.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt dhe tashmë gjendja e tij është stabile.

Roma e ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke treguar gjendjen shëndetësore të lojtarit.

“E gjithë skuadra e vizitoi Ndickan. Evan po ndihet më mirë dhe është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai do të qëndrojë në spital për vëzhgime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari dhe nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Rezultati i takimit ishte 1:1.

MARKETING

RENT A CAR

rosela gjylbegu flet pas humbjes se nenes me dhimbje te madhe e me shpirt te copetuar 661ced0040dca
Story i mëparshëm

Rosela Gjylbegu flet pas humbjes së nënës: Me dhimbje të madhe e me shpirt të copëtuar…

sulmi i iranit ndaj izraelit macron i shqetesuar per pershkallezimin e situates 661cf0fdef45d
Story i radhës

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Macron i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës

Të fundit nga

ShkoLartë