U rizgjodh President i Italisë/ Balla uron Sergio Mattarellan: Model i shkëlqyer

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Balla shkruan se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Urimet më të mira Presidentit të Italisë  Sergio Mattarella për rizgjedhjen!

Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal”, shkruan Balla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

8 pyetjet që duhet bërë para se të martoheni

Story i radhës

Horoskopi për të dielën, 30 janar 2022

Të fundit nga