Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.
Balla shkruan se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Urimet më të mira Presidentit të Italisë Sergio Mattarella për rizgjedhjen!
Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal”, shkruan Balla.