U përjashtua për 10 vite nga Oscars, reagon për herë të parë aktori Will Smith

Will Smith ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Arteve dhe Shkencës së Filmit për ta përjashtuar për 10 vite nga Oscars.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” tha ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six.

Përgjigja e Smith erdhi disa minuta pasi Akademia tha se aktori është përjashtuar nga të gjitha ngjarjet e organizatës për 10 vjet si një masë disiplinore pasi goditi komedianin Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, thanë Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Daen Hudson në një deklaratë të premten.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zeqiraj nënshkruan me klubin kroat

Story i radhës

Atanasovski: Shërbimet ruse qëndrojnë pas vetos bullgare për të bllokuar integrimin e RMV-së në BE

Të fundit nga