atanasovski sherbimet ruse qendrojne pas vetos bullgare per te bllokuar integrimin e rmv se ne be 6250a119d33b5

Atanasovski: Shërbimet ruse qëndrojnë pas vetos bullgare për të bllokuar integrimin e RMV-së në BE

April 8, 2022
1 minut lexim

Politikologu Bllagojçe Atanasovski, sonte në emisionin debativ në TV Shenja tha se dy vitet e fundit vazhdimisht e ka përsëritur faktin që pas vetos bullgare për të bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian qëndrojnë shërbimet ruse.

 

“Atë që e thonë ministri i Punëve të Jashtme z. Bujar Osmani si dhe ministri i Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski dhe atë që e thotë kryeministri tashmë i zgjedhur Kiril Petkov, unë e kam thënë gjatë dy vitete të fundit prej kur u vendos vetoja nga Sofja zyrtare drejt integrimit tonë evropian. Unë e kam thënë që pas vetos bullgare për të bllokuar integrimin e RMV-së në BE qëndrojnë shërbimet ruse të cilat të infiltruar thellë në shërbimet ushtaraka bullgare, pasi e dijmë që Bullgaria më herët ishte pjesë e paktit të Varshavës ku qendër komanduese ishte Moska”, u shpreh politikologu Bllagojçe Atanasovski. /SHENJA/

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

u perjashtua per 10 vite nga oscars reagon per here te pare aktori will smith 62509a8b04160
Story i mëparshëm

U përjashtua për 10 vite nga Oscars, reagon për herë të parë aktori Will Smith

alves preferon mbappe para haaland 6250a4db5500d
Story i radhës

Alves preferon Mbappe para Haaland

Të fundit nga

ShkoLartë