u perjashtua per 10 vite nga oscars reagon per here te pare aktori will smith 62509a8b04160

U përjashtua për 10 vite nga Oscars, reagon për herë të parë aktori Will Smith

April 8, 2022
1 minut lexim

Will Smith ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Arteve dhe Shkencës së Filmit për ta përjashtuar për 10 vite nga Oscars.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” tha ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six.

Përgjigja e Smith erdhi disa minuta pasi Akademia tha se aktori është përjashtuar nga të gjitha ngjarjet e organizatës për 10 vjet si një masë disiplinore pasi goditi komedianin Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, thanë Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Daen Hudson në një deklaratë të premten.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zeqiraj nenshkruan me klubin kroat 62509a534e4f6
Story i mëparshëm

Zeqiraj nënshkruan me klubin kroat

atanasovski sherbimet ruse qendrojne pas vetos bullgare per te bllokuar integrimin e rmv se ne be 6250a119d33b5
Story i radhës

Atanasovski: Shërbimet ruse qëndrojnë pas vetos bullgare për të bllokuar integrimin e RMV-së në BE

Të fundit nga

ShkoLartë