Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka publikuar një fotografi të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton TV21.
Dërguan porosi deri te qytetarët e Maqedonisë, se nëse janë ndjerë të ofenduar nga deklarata “kërcënuese” e ministrit të mbrojtjes të Serbisë, atëherë Vuçiqi do t’iu kërkojë falje çdonjërit prej tyre.
“Sonte biseduam me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Athinë. Më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, ai e konsideron popullin dhe shtetin e Maqedonisë si miqësor dhe se nëse ndonjëri qytetar i Maqedonisë është ofenduar nga çfarëdo lloj porosie e shtetit Serb, ai iu kërkon falje personalisht”, shkroi Kovaçevski.
Burimi: TV21