Shkup, 21 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e pishtarit të arsimit në gjuhën shqipe, Prof. Adnan Agait.
Grubi mes fjalëvë ngushëlluese shkruan se Prof.Adnan Agaiu la pas vetës për gjeneratat e reja shumë vepra arsimore, duke vendosur një kontribut të përjetshëm në sferën e arsimit.
Njofimi i plotë:
Me keqardhje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Adnan Agait, veprimtarit të shquar të arsimit në gjuhën amtare.
Do të mbeten të paharrueshme vitet e veprimit të tij në misionin për ngjadhënjimin e idealit të arsimit në gjuhën shqipe në vendin tonë, për besnikërinë ndaj idealeve kombëtare që ishin kryefjala e misionit të tij të emancipimit të gjeneratave edhe përkundër burgosjes dhe diferencimeve të njëpasnjëshme nga regjimi i kohës.
Ai ju la trashëgimi të çmuar gjeneratave të arsimit edhe shumë libra shkollorë dhe fjalorë duke dhënë kështu kontribut të përjetshëm në sferën e arsimit. Vendi ynë nderoi personalitetin e tij me çmimet “13 Nëntori”, “22 Nëntori” dhe “Shën Klimenti”.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj bashkëshortes së tij, zonjës Kimete Agai, familjarëve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Adnan Agait! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Burimi: zhurnal.mk