Fifi deklaron në Festivalin e RTSh-së: Jam në pritje të një fëmije, kam kënduar vet e dyta

Kantautorja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka deklaruar se është shtatzënë.

Lajmin e madh ajo e dha mbrëmjen e tretë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku u interpretuan nga pjesëmarrësit këngë hite të festivalit ndër vite.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti e bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Image

 

Ajo është prej kohësh në lidhje me sipërmarrësin Adis Patushi, me të cilin tashmë shumë shpejt do të bëhen prindër

“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.

Fifi përndryshe merr pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh me këngën “Stop”, të kompozuar nga vet ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Zelenskiy në Uashington, kërkon ndihmë më të madhe kundër sulmit rus

Story i radhës

U nda nga jeta Prof. Adnan Agai, Grubi: Veprimtar i shquar për emancipimin e gjeneratave shqiptare drejt shkollimit shqip

Të fundit nga