Së fundmi, u mbajt në Prishtinë festivali i filmit “Pri Film Fest” , por kësaj here me një ndryshim të madh. Themeluesja Vjosa Berisha nuk mundi të ishte pjesë pasi ajo humbi jetën në muajin qershor.
“Vjosa Forever PriFest” (Vjosa përgjithmonë”), ishte slogani i festivalit këtë vit.
Regjisori Fatos Berisha mbajti një fjalim për mediat ku tha se energjia e Vjosës bëri të mundur që ky festival të realizohej.
“Ishte shumë vështirë. Nuk e di se si ia dolëm. Jo vetëm ajo mungesa emocionale, por ajo ka qenë një lloj lokomotive që na tërhiqte. Energjia jonë na mbajti që ta mbajmë këtë festival për nder të saj. I gjithë festivali është në nder të saj, dhe slogani i festivalit do të jetë ‘Vjosa Përgjithmonë”, tha ai.
Mirëpo dhe Dua Lipa ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram. Ajo ka shpërndarë një postim ku në të shkruhej: “Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të @prifest për punën e palodhshme na keni lehtësu sadopak dhimbjen e papërshkrushme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falenderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush @fatossberisha që ke mbrri me e organizu kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive 💖 Ota is proud of you! Ju dua ma s’shumti! “
“OTA, PRIFEST! Për të!”, shkroi Dua në foto.