Shkup, 7 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka kryesuar sot me takimin e parë të grupit ndërpartiak parlamentar për mbështetjen e Platformës së Krimesë në cilësinë e kryetarit të Grupit.
Siç informojnë nga Kabineti i Xhaferit, në takim morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit, Jovan Mitreski, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Nikolla Micevski, koordinatori i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, përfaqësuesja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami, si edhe ambasadoret e Ukrainës dhe Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në fjalën e vetë hyrëse Kryetari Xhaferi theksoi se me formimin e dimensionit parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë kompletohet arkitektura e saj, veprohet në drejtim të efektivitetit të përgjigjes ndërkombëtare ndaj okupacionit aktual në Krimea dhe në pjesë tjera të Ukrainës, e njëkohësisht konfirmohet solidariteti dhe uniteti i bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtjen e normave të të drejtës ndërkombëtare ndërmjet anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, qëndron në kumteseën.
Theksojnë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me këtë akt të sotëm, i bashkëngjitet mesazhit që e dërgon e gjithë bota demokratike kundër rendit rus dhunshëm të imponuar dhe mesazhit të fuqishëm se e drejta ndërkombëtare, pacenueshmëria e kufijve të pranuara ndërkombëtare dhe vlerat tona të përbashkëta – të drejtat e njeriut dhe liritë themelore doemos duhet dhe do të mbrohen.
“Në vazhdim të mbledhjes, me fjalime të tyre kontribuuan edhe ambasadoret e pranishme të Ukrainës dhe Republikës së Kroacisë, si edhe deputetët e pranishëm. Ambasadorja e Ukrainës shprehu mirënjohje për formimin e grupit dhe informoi se grup i këtillë është formuar në më shumë parlamente dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Potencoi se ky hap i Kuvendit përshëndetet dhe është lartë i çmuar nga ana e Kryetarit Stefançuk dhe pohoi se Kuvendi që nga fillimi është mbështetës aktiv i Ukrainës”, theksijnë nga Kabineti i Xhaferit.
Të gjithë deputetët e pranishëm shprehën mbështetjen e vet për Ukrainën dhe nënvizuan se i kanë përpiluar tani më listat me emrat e deputetëve që janë të interesuar për pjesëmarrje aktive në Grupin i cili është i hapur për bashkëngjitjen e secilit deputet që dëshiron të jetë pjesë e këtij rrjeti.
Burimi: zhurnal.mk