U martuan pas 17 vitesh bashkëjetesë, gruaja tradhton bashkëshortin me priftin që i kurorëzoi

September 10, 2024
1 minut lexim

Tre muaj më parë ai kishte kurorëzuar martesën e tyre, por gjithashtu prifti i Brignoles, në Francë, pati një histori erotike me nusen.

Historia u bë publike të dielën e kaluar kur priftërinjtë mësuan se Don Gerson Peres, protagonisti i historisë, duhej të linte udhëheqjen e kishës së Saint-Sauveur për shkak të përfshirjes në një tradhti bashkëshortore.

Çifti u martuan në kishë pas 17 vitesh bashkëjetesë dhe bashkëshorti ka mbetur i tronditur.

Ai u tha gazetave franceze: “Unë jam një person shumë fetar, madje kam një tatuazh të Virgjëreshës Mari në parakrahun tim të majtë. Unë jetoja me gruan time për 17 vjet. Ne rritëm dy fëmijë së bashku. U martova në kishë tre muaj më parë. Nuk do ta kisha imagjinuar atë që ndodhi”.

“Atë Gerson u largua nga famullia e Brignoles të premten më 23 gusht. Më paraqiti dorëheqjen të cilën e pranova. Ai jetoi në kundërshtim flagrant me angazhimet e tij, veçanërisht me atë të beqarisë”, lexohej në letrën drejtuar famullitarëve nga Imzot Touvet, bashkë-peshkop i Fréjus-Toulon.

“At Gerson kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një grua të rritur, e cila ishte e martuar. E mora vesh disa ditë më parë. Ishte një tronditje e vërtetë”, thuhej në letër.

Don Gerson Peres është hequr nga komuniteti lokal, por vetëm Vatikani mund të vendosë për rolin e tij në kishë. “Kisha është e mëshirshme por ruajtja e statusit të priftit nuk vendoset në nivel dioqezan. I takon Romës të vendosë”, sigurojnë nga dioqeza franceze.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kapiteni Hysaj i zhgënjyer: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Gjeorgjisë

Story i radhës

“E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Të fundit nga

ShkoLartë