U lirua me kusht, Greenwoodi e shton sigurinë në vilën e luksoze

February 3, 2022
1 minut lexim

Futbollisti i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, e ka rritur sigurinë në vilën ku është duke jetuar në Cheshire, pasi u lirua me kusht të mërkurën, në pritje të përfundimit të hetimeve policore ndaj tij për përdhunim dhe sulm.

Greenwoodi u liruar me kusht dje pas tri netëve në qeli, pasi ishte arrestuar të dielën nën dyshimin për përdhunimin, sulmimin dhe kërcënimin me vrasje të një gruaje.

20-vjeçari i ka punësuar dy roje private të sigurisë në vilçn në të cilën jeton me qira, rreth 16 mijë euro në muaj, si dhe e ka sjellë një ekspert për t’i instaluar kamerat e sigurisë që janë në gjendje të xhirojnë nga tetë kënde të ndryshme. 

Sulmuesi anglez, i cili vlerësohet si njëri prej lojtarëve të rinj më të talentuar, vijon të jetë nën hetime policore.  

Greenwoodi u arrestua nën dyshimet për përdhunim dhe sulm të dielën, pasi e dashura e tij e raportoi për dhunë fizike dhe kërcënime seksuale në rrjetet sociale.

Të martën, policia tha se ai u arrestua edhe nën dyshimin për sulm seksual dhe për kërcënime me vdekje.

Policia e Mançesterit, e cila nuk e ka përmendur emrin e Greenwoodit, tha të mërkurën në një komunikatë: “Një burrë 20-vjeçar i arrestuar (të dielën më 30 janar 2022) nën dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj një gruaje, është liruar me kusht, në pritje të hetimeve shtesë”.

Manchester Unitedi ka thënë se Greenwood nuk do të lejohet të stërvitë apo të luajë ndeshje futbolli për klubin deri në një njoftim tjetër. Po ashtu, emri i Greenwoodit dhe i gjithë malli i tij janë larguar edhe nga lista e lojtarëve në dyqanin online të klubit.

Kompania e veshmbathjeve Nike e ka pezulluar bashkëpunimin me të dhe bashkëlojtarët e tij si Cristiano Ronaldo, David de Gea, Paul Pogba dhe Marcus Rashford e kanë fshirë atë nga lista e miqve në rrjetin social Instagram.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse jemi të tërhequr nga testet psikologjike?

Story i radhës

Nis në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet shkarkimi i Presidentit Meta

Të fundit nga

ShkoLartë