Kryesia dhe Këshilli mbikqyrës i degës së Bashkimit Demorkarik për Integrim – BDI në Gostivar të martën në mbremje mbajtën mbledhjen e radhës në të cilën mes të tjerash u bë konstituimi i organeve të degës të dala nga procesi zgjedhor një anëtar – një votë.
⚪️ Pas konsultimeve të gjëra dhe debatit tejet konstruktiv në mbledhjen e kryesisë, me unanimitet u vendos përbërja e kryesisë së ngushtë të degës, edhe atë:
🔹Arta Bilalli – Zendeli – Nënkryetare,
🔹Nexhati Jakupi- Nënkryetar
🔹Lirim Elmazi Nënkryetar
🔹Veton Sadiku – Nënkryetar (FR-BDI)
🔹Fidan Jusufi – Sekretar
🔹Visar Muça – Sekretar Organizativ
🔹Sherif Miftari – Sekretar për financa
🔷 Kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi uroj kryesinë e ngushtë me dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me qëllim që me kapacitete të plota e gjitha struktura partiake të vihet në shërbim të qytetarit gostivaras.
🟡 Pas konstituimit të kryesisë së re, në mbledhje u diskuta edhe për çështjet kadrovike, ndërsa u hap debat edhe për ecurinë e organizimit të Forumit Rinor – FR.
BDI Dega Gostivar