u kapen nen dyshimin per veprimtari kriminale tre policet dalin sot para gjykates 69fdaded6d86a

U kapën nën dyshimin për veprimtari kriminale, tre policët dalin sot para gjykatës

May 8, 2026
1 minut lexim

Tre policët që përfunduan në ndalim policor pasi u arrestuan në aksionin e djeshëm mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamentit për Krime të Rënda, në koordinim me Inspektoratin Policor dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion do të dalin sot para gjykatës.

Seanca ndaj tyre do të mbahet në orën 13:00.

Objekt hetimi kanë qenë katër zyrtarë policorë, ndaj të cilëve tashmë Prokurori i Shtetit ka vendosur për masën e sigurisë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se policët A.Sh, B.B dhe A.I janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Vlonjat Behrami, është liruar.

Ndaj Behramit dhe zyrtarëve të tjerë, është caktuar masa e suspendimit nga detyra për 72 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.

Po ashtu janë ndaluar edhe tre qytetarë të dyshuar, F.S, L.R dhe N.S.

“Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-1000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedure penale.”- njoftoi Prokuroria gjatë së enjtes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

luna parku i ri ne shkup do te kushtoje 10 milione euro 69fd9b0d03e47
Lajmi i mëparshëm

Luna parku i ri në Shkup do të kushtojë 10 milionë euro

spak kerkon burg perjete per plaurent dervishajn 35 vite ne qeli edhe per julian mecen 69fdae503dec6
Lajmi i radhës

SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite në qeli edhe për Julian Meçen

Të fundit nga

ShkoLartë