u kap ne palase pasi dhunoi dhe kercenoi partneren me arme kush eshte visi i garave nga arrestimi per audi r8 te tritoli ne garazh 6a8afad1a3559

U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”; nga arrestimi për Audi R8 te tritoli në garazh

August 23, 2026
min lexim

Elvis Kosova, rreth 40 vjeç, i njohur ndryshe si “Visi i Garave”, është arrestuar sot  në zonën e Palasës. Ndërhyrja është kryer nga forcat e FNSH-së dhe RENEA-s, pasi Kosova dyshohet se kishte kanosur bashkëshorten e tij. Gjatë operacionit atij i është gjetur edhe një armë zjarri, e cila raportohet se mbahej pa leje.

Rrethanat e plota të konfliktit dhe akuzat që do të rëndojnë zyrtarisht ndaj tij pritet të sqarohen nga autoritetet.

Kush është “Visi i Garave”?

Elvis Kosova njihet kryesisht për aktivitetin e tij në fushën e automjeteve. Ai është marrë me shitblerjen e makinave dhe me aktivitetin e dhënies së automjeteve me qira.

Nofka “Visi i Garave” lidhet me pasionin dhe pjesëmarrjen e tij në gara automobilistike. Kosova është shfaqur në aktivitete të ndryshme të garave të shpejtësisë dhe është bërë i njohur në rrethin e personave të apasionuar pas makinave sportive.

Ai raportohet se ka marrë pjesë edhe në “Drag Race” në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Hetimi për garën e paligjshme në Patok

Emri i Kosovës doli në vëmendjen e policisë edhe gjatë vitit 2022, në lidhje me një garë të paligjshme me automjete pranë mbikalimit të Patokut.

Sipas raportimeve të kohës, gara u zbulua edhe përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale. Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se automjeti i përdorur në garë po çmontohej në një servis.

Për këtë ngjarje, Kosova u procedua dhe u ndëshkua administrativisht nga Policia Rrugore me gjobë në vlerën 120 mijë lekë.

Arrestimi për “Audi R8” me vlerë rreth 200 mijë euro

Një tjetër episod që e riktheu emrin e Elvis Kosovës në kronikën e zezë ishte arrestimi i tij në gusht të vitit 2024, në kuadër të një çështjeje që lidhej me një automjet luksoz “Audi R8”, me vlerë të raportuar rreth 200 mijë euro.

Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, automjeti ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtetas turk dhe më pas ishte sjellë në Shqipëri.

Hetimet ngritën dyshime se makina i ishte dorëzuar Kosovës dhe më pas ishte përvetësuar përmes mashtrimit. Ndërkohë, shtetasi turk kishte denoncuar pranë autoriteteve se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli në zonën e stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Këto rrethana përbënin pretendimet e hetimit të raportuara në atë periudhë dhe jo një konstatim përfundimtar të fajësisë.

Tritoli në garazhin e tij në Tiranë

Elvis Kosova ka qenë gjithashtu objektiv i një sulmi me lëndë plasëse. Gjatë verës së vitit 2025, një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e një garazhi në pronësi të tij, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Nga shpërthimi u raportuan dëme materiale, përfshirë dëmtime të disa automjeteve të parkuara, ndërsa policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

Emri i “Visit të Garave” rikthehet sërish pas operacionit të në Palasë. Pritet që Policia e Shtetit të japë detaje të mëtejshme mbi operacionin, armën e sekuestruar dhe veprat penale për të cilat Elvis Kosova do të procedohet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjini dhimbja per altinin na bashkon te gjitheve 6a8afa54b1b43
Lajmi i mëparshëm

Gjini: Dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve

shtatzena sulmohet me thike nga ish e dashura e partnerit te saj 6a8afb3446e93
Lajmi i radhës

Shtatzëna sulmohet me thikë nga ish e dashura e partnerit të saj

Të fundit nga

E detyronte bashkëshorten për marrëdhënie seksuale

Gostivarasi i dhunshëm i ka rrahur edhe fëmijët përveçgruas. Ndaj 45-vjeçarit nga Gostivari është ngritur kallëzim penal për tentativë përdhunimi dhe lëndim trupor. Gostivarasi 45-vjeçar është denoncuarr për tentativë përdhunimi ndaj bashkëshortes

Rihanna i jep luks veshjes sportive

Rihanna ka dëshmuar edhe një herë se di ta kthejë një veshje të thjeshtë casual në një deklaratë mode. Këngëtarja dhe sipërmarrësja u fotografua teksa po dilte për darkë në Nju Jork,
ShkoLartë