u jepte informacione ruseve per pozicionet e ukrainasve arrestohet burri ne zaporizhzhia nga sherbimi sekret i ukraines 62cc484feb29b

U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

July 11, 2022
1 minut lexim

Një kolaboracionist rus që i kishte dhënë informacione Moskës për pozicionet mbrojtëse të ukrainasve – është arrestuar nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU).

Ky person nga Odea u arrestuar në Zaporizhzhia, ku për destinacion kishte pasur shkuarjen në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga forcat separatiste pro-ruse.

Sipas SBU-së, kolaboracionisti kishte vënë kontakte me lidershipin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe organizatorët dhe sponsoruesit e ushtrisë së saj.

Thuhet se ai ishte pajtuar që do t’i shërbej me nderë “Republikës Popullore të Donetskut”, dhe ishte bërë gati që të largohet nga rajoni që kontrollohet nga ukrainasit.

“Ai mblidhte informacione për pozicionet mbrojtëse të Ukrainës, dhe mobilizimin në rajonin e Odesas që i merrte nga kontaktet e vazhdueshme që i kishte me banorët e atjeshëm”, thuhet në kumtesën e SBU-së.

Ndryshe forcat ukrainase dhe ato ruse, edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

10 shenja nga te cilat kuptojme se jemi vertet te dashuruar me te 62cc4820e6d36
Story i mëparshëm

10 shenja nga të cilat kuptojmë se jemi vërtet të dashuruar me të

edhe rita ora ishte ne finalen e wimbledonit me te fejuarin e saj taika waititi 62cc4d7ec40e7
Story i radhës

Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit me të fejuarin e saj Taika Waititi

Të fundit nga

ShkoLartë