U hodh me kokë në det, paralizohet turisti rumun në Ksamil

1 minut lexim

Një pushues rumun ka mbetur i plagosur pas hedhjes me kokë në det, në një nga plazhet e Ksamilit.

Turisti, Catälin – Dumitru Macanu, 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërm e të poshtëm.

Për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjashtë ditë më parë, një pushues nga Tepelena u transportua me helikopter në Tiranë pas frakturës së rruazave të qafës pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Sarandës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studim: E diela është ditë e seksit

Story i radhës

Mjaftuan disa minuta reshje të rrëmbyeshme të shiut, që rrugët e Tetovës të shndërrohen në liqene

Të fundit nga