u godit disa here me thike nga roja i plazhit vrasja e turistit portugez ne sarande shkon ne 12 numri i te arrestuarve 6a847f7453ba2

U godit disa herë me thikë nga roja i plazhit/ Vrasja e turistit portugez në Sarandë, shkon në 12 numri i të arrestuarve

August 18, 2026
1 minut lexim

Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje em vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit të hotel “Principotes” në Ksamil.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se veç autorit Sokrat Vata dhe personave të tjerë, në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez. Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”.

Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ëhstë shpallur në kërkim pronari i lokalit “Principotes”, Bekim Bulica. Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa një prej pistave që po verifikohet lidhet me një femër.

Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has dhe i punësuar si roje plazhi në hotelin “Principotes”, u largua nga vendi i ngjarjes pas krimit. Pas kontrolleve të policisë, ai është lokalizuar dhe arrestuar në Fier.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu pret ne takim shefin e ri te eulex it antero lopes 6a847ef37b8a8
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

kusheriri i bashar al assad denohet me vdekje ne siri 6a847fd3696e6
Lajmi i radhës

Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje në Siri

Të fundit nga

ShkoLartë