Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në monitorimin e sistemit të drejtësisë.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të misionit në çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Haxhiu i uroi Lopes sukses në detyrën e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Burimi: botasot.info


