U futën në shpellë në malin e Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm, asfiksohen dy shtetas

Dy shtetasit A.T dhe N.T, janë future në një shpellë në malin e Klenjës, në Bulqizë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Dy personat kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, kur ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kean, 50 gola për klubin dhe kombëtaren

Story i radhës

Grubi, Osmani dhe funksionarë të BDI takojnë qytetarët në Fushë Topanë: Çairi është me Ali Ahmetin dhe BDI-në

Të fundit nga