Kean, 50 gola për klubin dhe kombëtaren

Juventusi luan sonte ndaj Spezias dhe deshiron te vazhdoje te beje mire ne Serie A.

Pjesa e pare e bardhezinjve u mbyll ne avantazh. Kanë mjaftuar vetëm 32 minuta, që Juventus të gjejë golin e avantazhit përballë Spezias.

Pas një krosimi të fortë në zonë nga Filip Kostiq, topin mbërrin në këmbët e Moise Kean, i cili nga një distanë e afërt me portën nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.

Me golin e shënuar në Spezia-Juve, Moise Kean arriti në 50 gola mes klubit dhe kombëtares. Një rezultat më se domethënës për një lojtar që pavarësisht kritikave të shumta nga fansat e tij, nuk i ka mbushur ende 23 vjec.

Sot u luajten edhe sfidat e tjera te Serie A ndersa ne mbremje do te jete edhe Roma-Verona.

Fiorentina ka shpëtuar nga humbja në minutat e fundit, teksa ka barazuar 1 me 1 me Empolin, ndërsa Lazio ka triumfuar lehtëisht në transfertën ndaj Salernitana.

Fiorentina barazoi me vuajtje, teksa iu desh pothuajse e gjithë sfida për të fituar 1 pikë përballë një kundërshtari si Empoli.

Miqtë shënuan të parët në minutën e 29’-të, falë golit të Cambiaghi. Me gjithë ofensivat sulmuese “violët” nuk ia dolën të shënonin deri sa arriti të bënte një gjë të tillë në minutën e 85’-të falë brazilianit Cabral, duke shpëtuar kështu nga disfata turpëruese.

Në krahun tjetër, Lazio fitoi lehtësisht me rezultatin 0 me 2 ndaj vendasve të Salernitana, ku “hero” i “celeste”-ve ishte vetë kapiteni Ciro Immobile, me dopietën e shënuar në minutat 60’ dh 69’.

Lacialët patën dhe rastë të tjera shënimi, ku më konkretja ishte një penallti në minutën e 89’, e cila u shpërdorua nga mesfushori spanjoll, Luis Alberto.

Falë këtyre rezultateve ata që përfitojnë janë vetëm “shqiponjat” e Lazios, teksa kanë arritur të “kapë” vendin e 4-t, ku ka grumbulluar plot 42 pikë deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tea Trifoni e pranon: Luizi më pëlqente shumë, do kishim krijuar diçka bashkë!

Story i radhës

U futën në shpellë në malin e Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm, asfiksohen dy shtetas

Të fundit nga