u eliminua nga shtepia liam mendon se ky banor do fitoje bbv 662df46dea4e0

U eliminua nga shtëpia, Liam mendon se ky banor do fitojë “BBV”

April 28, 2024
1 minut lexim

Liam Mandiaro ishte banori që la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e Big Brother, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh.

Në një nominim të fortë mes Erjolës, Françeskës, Heidit, Romeos, Rozës, Liami mori më pak vota duke dalë nga shtëpia.

I pyetur se kush mund ta fitojë Big Brother, Liami tha Juli.

Biseda në studio:

Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?

Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…

Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?

Liam: Normale që atje.

Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?

Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.

Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?

Liam: Erjola dhe Roza kanë nuhatur diçka për veten e tyre, por edhe pse jo të fitojnë Big Brother. Ndërsa Meritoni për mendimin tim po luan shumë keq që i është afruar Romeos. Shoqëria është shoqëri, mund të flasësh, zihesh, por jo të arrish në atë pikë. Graciano flet, por nuk i merret mendimi për bazë.

Ori: Kush mund ta fitojë Big Brotherin?

Liami: Juli.

MARKETING

RENT A CAR

shperthimi me tritol ne banesen e gjyqtarit policia informacion zyrtar ka vetem deme materiale 662df123d3d1f
Story i mëparshëm

Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit, policia informacion zyrtar: Ka vetëm dëme materiale

jurgen klopp flet pas debatit me salah 662df7f0a33ac
Story i radhës

Jurgen Klopp flet pas debatit me Salah

Të fundit nga

ShkoLartë