U dërgua në spital me plagë në trup, ndërron jetë djali i dëshmorit në Kosovë

May 2, 2022
1 minut lexim

Një 26 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë sot. Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Policia e cila ka konfirmuar rastin ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ndërkohë është bërë e ditur se i ndjeri ishte Faton Haxhaj nga fshati Grejkoc. Ai ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Policia njoftoi se rreth orës 15:05 policia është njoftuar nga Qendra Emergjente në Suharekë se në orën 15:05 aty është pranuar i riu me lëndime të rënda trupore të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe kanë konfirmuar vdekjen e tij.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Obelisku i lirisë bashkon, UÇK është pjesë e pandashme e librave të historisë

Story i radhës

Ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Lansbergis sot viziton Shkupin

Të fundit nga

ShkoLartë