Grubi: Obelisku i lirisë bashkon, UÇK është pjesë e pandashme e librave të historisë

Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi ishte i ftuar në manifestimin tradicional të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame bashkë me shumë personalitete të tjera.

“Sot morëm pjesë me kolegë ministra dhe kryetarin Ali Ahmeti në manifestimin tradicional të organizuar nga BFI, dhe me këtë rast desha t’ua uroj të gjithë besimtarëve festën e madhe që vjen pas agjërimit të Ramazanit”, deklaroi Grubi për indeks.mk

I pyetur për pjesëmarjen e sotme në Sllupçan për përurimin e monumentit në nderë të UÇK-së, Grubi deklaroi se i kushtohet luftërarëve të rënë në luftën e 2001 dhe se historia e re pas këtij viti duhet të shkruhet si histori moderne e vendit.

“Sot ishte dita e komunës së Likovës dhe me atë rast kryetari i komunës na ftoi të gjithëve, morëm pjesë në manifestimin e përurimit të monumentit, i cili u kushtohet të gjithë luftëtarëve të rënë, të gjithë viktimave të luftës së vitit 2001 dhe atë që z. Ahmeti tha, mendoj se ishte mesazhi më madhor nga ngjarja e sotme. Historia e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet pa UÇK-në, kështu që historia e re pas vitit 2001 duhet të shkruhet me atë episod të historisë moderne të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Grubi.

Lidhur me deklarimet se si duhet të përjetohet ky monument, sqaroi se nuk ka asnjë qëllim të jetë kundër dikujt por të shënohet si moment historic siç është lufta e vitit 2001.

“Prandaj ky monument nuk është për ndarje por për bashkim dhe si i tillë duhet të përjetohet nga të gjithë qytetarët, sepse nuk përmban kurrfarë provokimi, nuk ka asnjë qëllim të jetë kundër dikujt, por të shënohet një moment historik siç është lufta e vitit 2001. Përndryshe, përgatitjet për këtë monument kanë nisur vite më parë, që kur kryetar komune ishte Sadulla Duraku dhe i ka kaluar të gjitha filtrat në procedurat komunale që të jetë plotësisht legjitim”, sqaroi për fund Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Bakllavaja e Bajramit”, Ahmeti vizitoi Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahun

Story i radhës

U dërgua në spital me plagë në trup, ndërron jetë djali i dëshmorit në Kosovë

Të fundit nga