u denua per vjedhje votash peci tregon pse nuk e ka shkarkuar keshilltarin 63d2ed4bde0e2

​U dënua për vjedhje votash, Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin

January 26, 2023
1 minut lexim

Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2017 në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë, ministri Peci ka thënë se ngjarjen e vitit 2017 e ka kuptuar vonë, teksa thotë se po mbledh edhe disa informacione të tjera.

“Meritrokracia ka qenë dhe do të jetë sa të jem unë. E dyta është kjo një ngjarje që unë e kam kuptuar vonë e vitit 2017 në të cilën unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, ka deklaruar Peci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, Osmani si kryesues ka lejuar që komisionarët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe nuk ka ndërhyrë.

“Njëra prej pretendimeve të tij është që, si kryesues ka lejuar që komisionerët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe ky nuk ka ndërhy. Për mua është shumë e rëndësishme edhe ky element. Jam në proces të mbledhjes së edhe të informacioneve të tjera, në kuptimin se është shumë e rëndësishme a ndërlidhet edhe me ndërhyrjen e tij personale apo me neglizhencën e mos tërheqjes vërejtjes së gjithë anëtarëve të komisionit”, tha Peci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

MARKETING

RENT A CAR

nisma e salianjit per te shkarkuar alibeajn bardhi deshtoi qe ne nisje nuk i bindi dot as njerezit e berishes 63d2eb6c571eb
Story i mëparshëm

Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi që në nisje! Nuk i bindi dot as njerëzit e Berishës

ambasada amerikane ne rmv komentet e xhambaskit ishin te papergjegjshme dhe te rrezikshme 63d2ed882f4b4
Story i radhës

Ambasada Amerikane në RMV: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë