Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi që në nisje! Nuk i bindi dot as njerëzit e Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nisma e Ervin Salianjit për mbledhjen e firmave brenda grupit parlamentar me qëllim shkarkimin e Alibeajt nuk pati sukses sepse lëvizja e tij nuk u mbështet as nga deputetët që mbështesin Berishën.

I ftuar në ‘Real Story’ me gazetarin, Sokol Balla në Report TV, Bardhi tha se lëvizja e Salianjit kishte si qëllim ndarjen e mëtejshme brenda PD por që sipas tij nuk arriti të ketë sukses.

“Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale. Ajo lëvizje dështoi që në nisje. Salianji, nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit. Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm. Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar”– u shpreh Bardhi ndër të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rreth 3 milionë euro janë dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Istog

Story i radhës

​U dënua për vjedhje votash, Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin

Të fundit nga