U bullizuan, Chelsea paguan dëmshpërblim për katër ish lojtarë

February 7, 2022
1 minut lexim

Blutë kanë arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me këtë katërshe, të cilët kishin paraqitur padi civile kundër klubit 

Chelsea ka arritur marrëveshje për të paguar dëmshpërblim për katër ish lojtarë të tyre që pretendonin se ishin viktima të “bullizmit racist” më 1990. 

Një seancë para dëgjimore ishte paraparë fillimisht që të zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Londrës të hënën, por Chelsea ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatë me ekipin ligjor të kësaj katërshe. 

Blutë kërkuan një marrëveshje me viktimat jashtë gjykatës, pasi që fillimisht kërkuan falje publike më 2017 pasi abuzimi historik ishte zbuluar nga organizata bamirëse britanike, Bernardo. 

“Klubi është i kënaqur që të lajmëroj që ne kemi arritur një përfundim të marrëveshje pa ndonjë çështje gjyqësore të mëtejshme”, ka thënë një zëdhënës i Chelsea për këtë rast. 

“Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë mbështetje për ish lojtarët nëpërmes sektorit “Shërbimit për Mbështetje të Lojtarëve”. 

Një gjykim pesë javor do të fillonte më 7 mars në Gjykatën e Lartë ku ishte dokumentuar se katër lojtar me ngjyrë të Chelsea ishin abuzuar në baza racore dhe ishin sulmuar nga trajnerët e tyre. 

62 dëshmitarë të përbërë nga ish lojtar dhe stafi që vinin nga epoka në pronësinë e Ken Bates të ekipit nga Stamford Bridge, ishin paraparë që të paraqiten në gjykatë, por çështja tani është mbyllur dhe secili nga këta katër lojtar do të marrin shumë gjashtë shifrore në para. 

Chelsea ka një program për t’u kujdesur për viktimat që abuzohen në baza racore dhe ata kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për këtë kauzë edhe pa njoftimit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zaev: Paga minimale 18.000 denarë, dëshmi se qeveria punon për interesat e qytetarëve

Story i radhës

Dëgjoi rënkime të mëdha nga dhoma e gjumit, burri tronditet nga pamjet: Gruaja e tij sipër …!

Të fundit nga

ShkoLartë