Dëgjoi rënkime të mëdha nga dhoma e gjumit, burri tronditet nga pamjet: Gruaja e tij sipër …!

Një 38 vjeçar u kthye nga një udhëtim pune më herët se që e kishte planifikuar, me këtë rast ai vendosi që t’ia bënte një befasi gruas së tij, mirëpo jo çdo gjë shkoi siç e kishte menduar.

Me të hyrë në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit ai dëgjoi klithma dhe zhurma nga dhoma e gjumit.

Mirëpo, kur 38 vjeçari hapi derën e dhomës u trondit nga ajo çfarë shikoi.

Në atë moment gruaja e tij ishte sipër ish-burrit të saj, duke bërë seks.

I tronditur nga kjo ngjarje burri kërkoi ndihmën e psikologes, transmeton “Bota sot”.

Rrëfimi i plotë

Bota u përmbysë në kokën time kur e gjeta gruan time duke bërë seks me ish-burrin e saj në shtratin tonë.

Doja ta befasoja duke u kthyer nga një udhëtim pune dy ditë më herët, por isha unë që pësova një tronditje të tmerrshme.

Ne të dy jemi 38 vjeç dhe kemi katër vjet të martuar.

Ajo gjashtë vjet më pare përfundoi martesën me ish-burrin e saj. Ata ishin bashkë prej shtatë vitesh dhe kanë një vajzë gjashtëvjeçare.

Kur takova gruan time në festën e ditëlindjes së një miku, ajo kishte një turmë njerëzish rreth saj, të cilët dëgjonin çdo fjalë të saj.

Ajo po mbante fjalim, por më pas kur njerëzit u shpërndanë, unë e gjeta veten pranë saj.

Unë mora disa pije dhe nuk u largova nga ajo. Askush nuk më emocionoi si ajo. Ajo është e bukur, me një personalitet të ngrohtë.

Ne u takuam dhe u martuam brenda një viti.

Unë punoj për një firmë teknologjike dhe duhet të udhëtoj në mbarë botën. Më mungon gruaja dhe vajza e saj kur largohem, por ne kemi një jetë të rehatshme kështu që vazhdoj me të.

Ditëlindja e gruas sime ishte javën e kaluar, kështu që kur udhëtimi përfundoi herët për shkak të Covid-it, unë mora një fluturim herët që të mund të zgjohesha me të në mëngjesin e ditëlindjes së saj.

Ish-i i saj është 40 vjeç dhe pak idiot, por teksa ata kanë një vajzë së bashku, unë e kam pranuar gjithmonë atë.

U futa në heshtje në orët e para duke shpresuar se nuk do ta trembja gruan time.

Dëgjova rënkime dhe hapa derën e dhomës sonë dhe e pashë ish-bashkëshortin sipër saj. Gruaja ime bërtiti kur më pa, dhe ai u hodh nga shtrati.

Nuk ishte një pamje e bukur.

Gruaja ime më ka thënë se ishte një herë dhe nuk do të ndodhë më kurrë, por si mund t’i besoj asaj?

Përgjigjja e psikologes: Do të marrë pak kohë. Ju nuk mund ta harroni atë që keni parë dhe kjo do të jetë pengesa më e madhe për ju.

Ajo ju ka tradhtuar dhe edhe nëse kjo ishte hera e parë, ajo duhet të punojë shumë për ta provuar veten dhe për të rindërtuar marrëdhënien tuaj.

Ishte epshi apo mungon diçka në marrëdhënien tuaj? A është lodhur ajo me ju duke udhëtuar?

Ju sugjeroj që të dy të shihni një këshilltar çiftesh, i cili do t’ju ndihmojë të kuptoni pse ajo u kthye te ky burrë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U bullizuan, Chelsea paguan dëmshpërblim për katër ish lojtarë

Story i radhës

​OBSH: Koronavirusi ndërpreu ofrimin e kujdesit shëndetësor në 92% të vendeve

Të fundit nga