U bënë bashkë Dardan dështaku dhe Berat servili!

January 30, 2022
min lexim

Në protestën e së shtunës gjoja për shtrenjtim të energjisë elektrike, dështaku Dardan Molliqaj së bashku me servilin Berat Buzhala i prin protestuesve. Dy dështakë të mllefosur me dështimet e tyre ndaj Albin Kurtit, pa të drejtë zhveshen një protestë nga kauza e saj e drejtë kundër shtrenjtimit tē energjisë elektrike, duke vënë inatin e tyre si mënyrë për të qëlluar policët me shpulla.Thonë se askush s’mund të jetë armiku më i madh i njeriut se miku i kthyer në armik. Këtë thënie të dëgjuar qysh moti, e ka përligjur më së miri Dardan Molliqaj. Ish shoku, bashkëpunëtori më i ngushtë i Albin Kurtit, sot është ndër kundërshtarët e tij më të mëdhenj, më tepër se kundërshtar duket se kjo është kthyer në armiqësi. Kështu ndodh kur nuk arrin të ndërtosh miqësi të shëndoshë e bazuar mbi vlerat, mbi disa parime, të cilat pastaj arrijnë të rezistojnë në kohë.

Duket se në mes Albinit dhe Dardanit nuk ka ekzistuar miqësia e shëndosh, së paku nga njëri nga këtë. Duke u nisur nga veprimet në kohë duket se është Dardani ai që s’ka qenë aq e sinqertë, aq e ngushtë sa që thuhej dikur. Duket se ekziston një paralele e ngjarjes njësoj si e Albinit dhe Dardanit, ka të bëjë me Rugovën dhe Qosjen. Dikur bashkëpunëtorë në Institut, duket se madhështia e Rugovës ndikoi negativisht në mendësinë e Rexhepit, aq sa iu kundërvu Rugovës me të gjitha mënyrat, vetëm se u shndërrua në ikonë të Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Pra, inati, mëria ndaj suksesit arrin të nxjerr në pah shokët, miqtë e vërtetë, njerëzit që të kanë dashur me sinqeritet dhe atyre sa për sy e faqe. Duket, njësoj edhe Dardan Molliqaj nuk e ka dashur Albinin që të bëhet i rëndësishëm, duke u munduar ta përdor atë për ta rritur veten. Kjo formulë i ka dështuar edhe Qosjes, i dështoi edhe Dardanit dhe kujtdo që përdor të njëjtën formulë.

Pasi i dështoi puqi për të larguar Albinin nga pozita e kryetarit të VV-së, pozitë që e synonte vet, Dardan Molliqaj doli në karakterin e tij të vërtet, të njeriut që për pozitë dhe pushtet nuk njeh askënd. U mundua që me një grup ish bashkëpartiakëve të krijonte një parti të re, PSD e cila në zgjedhjet e 2019-ës dështoi si mos më keq, duke mos arritur të marrë asnjë deputet, dështim total edhe pse krejtësisht i pritshëm.

Sot, PSD ska më shumë se dhjetë anëtarë, me treguesin e popullit ndaj Dardanit se sa e vlerëson me dështimin e madh, krejt e kundërta me Albinin që është rritur nga moment kur nga partia u larguan “llomi”, të cilët e kishin penguar rritjen e saj. Aq i ulët u dëshmua të jetë Dardan Molliqaj sa arriti deri aty sa të bënte koalicion me ata që i shante, akuzonte “si e keqja e këtij vendi” vetëm për të mposhtur Albinin, njeriut që e rriti politikisht.Dardani u bë edhe me Beratin kundër Albinit. Pa Albinin, Dardanin s’do e njihte as lagjja e vet, e lërë më shumë.

Dardani, mbase e ka kuptuar tashmë këtë, por inati nuk e lë të pranojë, me marrëzitë e tija vazhdon të shpërfaq edhe më shumë karakterin e tij të dobët, një humbës serik dhe i pa ndreqshëm. Vetëm një gjë është pozitive për Dradan Molliqaj, më poshtë nuk shkon, e ka prekur fundin e dështimit të tij.

Njeri i dështuar, njësoj si Rexhep Qosja, të cilit nuk i del inati ndaj Rugovës edhe pse në botën tjetër, inat pse tjetri është më i ka rritur, që ka lënë gjurmë për të cilat këta të dy vetëm ëndërrojnë. Dardan Molliqaj është ndër dështakët më të mëdhenj të politikës shqiptare në Kosovë, dhe si i tillë ka mbetur. Dardani është shembull i keq i të bërit politikë mbi kurrizin e të tjerëve, duke mëtuar të përdor tjetrin për të ngritur veten.

Këto kanë rezultuar të dështuara, dështim për të cilën edhe ia mbase është i vetëdijshëm. Që nga ndarja politike mes tyre. Albini është rritur dhe ka ecur tuje, Dardani ka pësuar dështim të madh, aq sa më kurrë s’do mund të ngritët tutje.Berati dhe Dardani, dy dështakë kundër njeriut tirumfator me votat e qytetarëve mbi 52%. Kur kauza sociale mvishet me inate personale ajo e humb vlerën dhe qëllimin e saj të drejtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse arrihet marrëveshje me Bullgarinë, vendi do të përballet me një sfidë të re

Story i radhës

5 çelësa, zgjidhni 1 dhe zbuloni sekretin që fshihet brenda jush

Të fundit nga

ShkoLartë