U bëftë deti kos e pushka top, Kosova serbëve targat RKS t’ua vendosë!

October 26, 2022
min lexim

Sa janë të rëndësishme SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja për Kosovën, aq është e rëndësishme edhe Kosova për SHBA-të, për BE-në dhe për NATO-n, sepse Kosova është fortesë besnike kundër depërtimit dhe shtrirjes së ndikimit të Rusisë nëpërmjet Serbisë në Kosovë dhe në Ballkan.

Thënia popullore filozofike shqiptare thotë, “Dëgjo dyzet vetë, e vepro si din vetë”, që donë të thotë se për vendime të vështira konsultoi miqtë, por përsëri vendos vetë.

Kosova duhet ta zbatojë vendimin, që targat e automjeteve të serbëve të Kosovës të vendosura në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, të zëvendësohen me targat RKS të Kosovës.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje Kosovë-Serbi pati mjaft kohë qoftë për bisedime qoftë për vënien në zbatim.

Me kërkesë të shteteve të QUINT-it, dhe me vullnetin dashamirës të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, duke ua hequr edhe taksat serbëve të Kosovës për ndërrimin e këtyre targave, ky afat nga muaji gusht u shty edhe për dy muaj tjerë, deri më 1 nëntor 2022, kur edhe duhet të fillojë zbatimi i këtij vendimi.

Lojërave të pista të Serbisë dhe të kriminelit Aleksandër Vuiq duhet tu thuhet stop, dhe kthim prapa s’ka.

SHBA-të dhe BE-ja tani duhet ta kritikojnë Serbinë kriminale që i kërcënohet, që po e frikëson dhe manipulon me pakicën serbe në Kosovë, e cila i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë në botë, të drejta të garantuara me kushtetutën e Kosovës, gjë të cilën as për së afërmi nuk e gëzojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi në Luginën e Preshevës.

Albin Kurti, Qeveria e tij dhe mbarë shqiptarët janë kombi më besnik dhe lojal ndaj SHBA-ve, BE-së dhe ndaj NATO-s.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO i kanë interesat e tyre gjeostrategjike në Kosovë, ku e kanë vendosur edhe Bazën e tyre ushtarake strategjike BONDSTEEL.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja janë të vetëdijshme për rolin gjeostrategjik që e ka Kosova për ta.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja janë të vetëdijshme se Kosova është fortesë besnike kundër depërtimit dhe shtrirjes së ndikimit të Rusisë kriminale nëpërmjet Serbisë në Kosovë dhe në Ballkan.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja janë të interesuara jetësisht për ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës, dhe nuk do të lejojnë kurrë më që në Kosovë të shkelën këmba e Serbisë kriminale.

Propozimi i SHBA-ve dhe i BE-së për shtyrjen edhe për 10 muaj të afatit për zbatimin e vendimit për targat, duhet parë vetëm si veprim diplomatik, sepse SHBA-të e BE-ja kanë edhe shumë mundësi më efikase për ta disiplinuar dhe zmbrapsur Serbinë kriminale, se sa ta lazdrojnë me shtyrjen e afateve të Kosovës për zbatimin të vendimit për vendosjen e targave.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet të jenë konsekuentë në qëndrimin për të mos i bërë më asnjë lëshim Serbisë kriminale në qëllimet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës.

Kurti dhe Qeveria e tij duhet të jenë të vendosur stoikisht që të mos lejojnë në asnjë mënyrë, që Kosova të bëhet mish për top, sepse edhe SHBA-të edhe BE-ja edhe NATO-ja, janë të vetëdijshme për rëndësinë që ka për ta Kosova dhe për rëndësinë që kanë për ta mbarë shqiptarët.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kush është njeriu që foli direkt me Putin-in për gabimet në luftë?

Story i radhës

Kallëzim penal kundër dy policëve në Shkup, dyshohen për ryshfet

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë