U bë baba për herë të parë, Robin Krasniqi publikon foton me të birin me fjalët prekëse: Ndjenja më e bukur në jetë

min lexim

Robin dhe Marigona Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e boksierit, të cilët kanë publikuar edhe foton e parë të tij me djalin e porsalindur.

Ndërkohë i shpejt ka qenë edhe reagimi i boksierit në rrjetet sociale. Ai ka ndarë disa foto me të birin dhe Marigonën duke shkruar se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë.

Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkrua ai teksa ende nuk e ka zbuluar emrin e të voglit.

Vetëm pak ditë pasi zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, çifti i njohur zbuloi në rrjetet sociale se do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Modelja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta ndajë me rastin e ditëlindjes së Robin. Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dy prej tyre ishin ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Kurse boksieri shkroi: “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!”

Robin dhe Marigona prej kohësh kanë nisur një romancë dashurie që u përfol mjaft shumë edhe në shtypin rozë. Muajin e kaluar ata zbuluan se janë zyrtarisht të martuar. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një humbje jete dhe 17 të infektuar me Covid në vend

Story i radhës

Pendarovski-Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Të fundit nga