U arratisën nga paraburgimi grek, 3 shqiptarët shpallen fajtorë, ja sa u dënuan

Tre shtetasit shqiptarë, që u arrestuan pas arratisjes spektakolare nga paraburgimi grek dolën sot para gjykatës ku u shpallën fajtorë.

Pas një seance gjyqësore që filloi në orën 16:00 dhe përfundoi pak pas orës 22:00, gjykata dënoi 29-vjeçarin shqiptar me 42 muaj burg dhe dy të pandehurit e tjerë po shqiptarë të moshës 34 dhe 32 vjeç, me 34 muaj burg.

Seanca zgjati në kohë, pasi gjykata kërkoi të hetonte të gjitha aspektet e çështjes, kushtet e ndalimit të tre të dënuarve, rrethanat në të cilat ata arritën të arratiseshin dhe mundësinë që në çështjen e tyre të kishte bashkëpunëtorë.

Tre shqiptarët, të cilët në orët e para të së hënës së bashku me dy të huaj të tjerë ishin arratisur nga qendrat e paraburgimit të departamentit të policisë Chania, u arrestuan po atë natë në një pjesë qendrore të qytetit të Heraklionit, nga ku u transferuan në Chania. 

Njëkohësisht po vijojnë hetimet nga autoritetet policore për arrestimin e dy të tjerëve të arratisur nga qendrat e paraburgimit. 

Hetimet kanë të bëjnë me një shtetas pakistanez 35 vjeç dhe një shtetas shqiptar 32 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa para fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim

Story i radhës

Arben Taravari i kërkon falje babait të Ëmblës

Të fundit nga