U arratis rrugës për në gjykatën e Malishevës, arrestohet pas pesë ditësh i dyshuari

1 minut lexim

Një i burgosur, teksa po dërgohej në Gjykatën e Gjakovës, dega në Malisheve, arriti t’i shmanget policisë nga vetura, e të ikë në drejtim të panjohur.

Policët që po e shoqëronin janë pezulluar nga puna.

Sot, shërbimi korrektues ka njoftuar opinionin publik, se i paraburgosuri G.K që dyshohet për lëndim të lehtë trupor, e që iku nga policia ditë më parë, është arrestuar sërish.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se është arrestuar dhe është kthyer prap në Qendren e Paraburgimit i paraburgosuri G.K, vepra: Lëndim i lehtë trupor. I njejti ka qenë në arrati duke arritur ti shmanget njësitit të transportit të SHKK-së. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar procedura hetimore si nga prokuroria e shtetit, ashtu edhe nga Sherbimi Korrektues i Kosovës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA kritikon vizitën e ministrit izraelit në kompleksin Al-Aksa

Story i radhës

Dobra futet “me këmbën e djathtë” në 2023

Të fundit nga