u arratis dje nga spitali kontrolle ne tirane durres dhe elbasan per altin ndocin 696781041f54d

U arratis dje nga spitali, kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

January 14, 2026
1 minut lexim

Policia vijon punën për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga Spitali i Durrësit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se uniformat blu janë duke ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tetë persona, zyrtarë të burgut të Durrësit dhe kryeinfermieri.

Rreth orës 13.00 të së martës Altin Ndoci është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shoku i shaqirit gati marreveshjen me kombetaren e zvicres 696780567089d
Lajmi i mëparshëm

Shoku i Shaqirit gati marrëveshjen me Kombëtaren e Zvicrës

pandora do te monitoroje 20 planete 6967812ec3c77
Lajmi i radhës

“Pandora” do të monitorojë 20 planete

Të fundit nga

Lëvizja e parë e Arbeloas

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të Real Madridit për ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes, e planifikuar të luhet sonte, në orën 21:00. Mungesa e
ShkoLartë