zv kryeministri i pare bekim sali pret studentet e universitetit nene tereza ne qeveri 69d7eae78886a

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali pret studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Qeveri

April 9, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka pritur sot në ambientet e Qeverisë një grup studentësh nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, nga Fakulteti i Shkencave Sociale, drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, të shoqëruar nga profesoresha Imrane Morina.

Sali bëri të ditur se vizita u realizua në kuadër të ushtrimeve të lëndës së praktikës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kisha kënaqësinë që sot, në ambientet e Qeverisë, të mirëpres studentët e Universitetit ‘Nënë Tereza’, nga Fakulteti i Shkencave Sociale, drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, së bashku me prof. Imrane Morinën, në kuadër të ushtrimeve të lëndës së praktikës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim i hapur me studentët për funksionimin e institucioneve dhe rolin e Qeverisë.

“Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe frytdhënës, ku i informova më nga afër për funksionimin dhe rolin e Qeverisë”, u shpreh ai.

Sali nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së të rinjve, duke theksuar se ata përbëjnë të ardhmen e shoqërisë.

“Brezat e rinj janë e ardhmja jonë, dhe mbështetja e tyre mbetet një nga prioritetet tona kryesore”, ka theksuar zv/kryeministri i parë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

beteja ligjore vazhdon diddy i drejtohet gjykates se apelit 69d7e4c838365
Lajmi i mëparshëm

Beteja ligjore vazhdon, Diddy i drejtohet Gjykatës së Apelit

padi ndaj drejtorit pasi gjate pushimit vjetor u pagua sikur te punonte ore shtese 69d7ec2d4ccde
Lajmi i radhës

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë