ambasadori i be takon lapajn dhe qorin reforma zgjedhore ka rendesi cdo vote e hedhur duhet te kete te njejten peshe 69d7e31f2a592

Ambasadori i BE takon Lapajn dhe Qorin: Reforma Zgjedhore ka rëndësi, çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë

April 9, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i BE-së në Tiranë ka takuar sot dy drejtuesit e lëvizjeve dhe partive të reja politike, Adriatik Lapaj të Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qorri të Bashkë.

Ai i ka cilësuar si biseda të vlefshme, duke theksuar se vota e qytetarëve duhet të jetë e barabartë dhe të shprehet në numër po të drejtë deputetësh.

Theksi u vu edhe te Reforma Zgjedhore.

“Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”, shprehet ambasada e BE mes të tjerash pas takimit në deklaratën e lëshuar.

Postimi i Ambasadës së BE:

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Llapajn e #ShqipëriaBëhet dhe Arlind Qorrin e #LëvizjaBashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.

Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut.

Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.

Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konjufca i pergjigjet gjuriqit ne ks te okb se asnje shtet si lejon te huajt e padokumentuar 69d7e236d8add
Lajmi i mëparshëm

Konjufca i përgjigjet Gjuriqit në KS të OKB-së: Asnjë shtet s’i lejon të huajt e padokumentuar

beteja ligjore vazhdon diddy i drejtohet gjykates se apelit 69d7e4c838365
Lajmi i radhës

Beteja ligjore vazhdon, Diddy i drejtohet Gjykatës së Apelit

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë