U angazhuan në aktivitete jo-diplomatike, SHBA dëbon 12 diplomatë rusë të OKB-së

February 28, 2022
1 minut lexim

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare. Lajmin e bëjnë të ditur diplomatë amerikanë dhe rusë.

Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA pasi akuzohen se janë përfshirë në aktivitete jo-diplomatike.

“Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE sanksionon 26 zyrtarë rusë për agresion ndaj Ukrainës

Story i radhës

Thaçi: Shpresoj që Perëndimi mos të tolerojë më Rusinë dhe satelitët e saj si Serbia

Të fundit nga

ShkoLartë