BE sanksionon 26 zyrtarë rusë për agresion ndaj Ukrainës

Këshilli i BE-së shtoi sot 26 persona dhe një entitet në listën e personave, enteve dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese në lidhje me veprimet që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Midis figurave të sanksionuara janë oligarkë dhe biznesmenë aktivë në sektorin e naftës, bankar dhe financiar, si dhe anëtarë të qeverisë, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe propagandues që kanë kontribuar në përhapjen e propagandës antiukrainase dhe promovimin e një qëndrimi pozitiv ndaj pushtimit të Ukrainës”, tha Këshilli i BE-së.

Gazeta zyrtare e BE-së thotë se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Pekov, zëvendës komandanti i parë i përgjithshëm i Flotës së Detit të Zi, zëvendësadmirali Sergei Pinchuk dhe oligarku rus dhe kryetari i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo të Moskës, Alexander Ponomarenko, janë në mesin e të sanksionuarve.

Ndër të sanksionuarit janë Vitaly Savelyev, ministër i Transportit i Federatës Ruse dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Hekurudhave Ruse, Irek Faizullin, ministri rus i Ndërtimit dhe Strehimit, Dmitry Chernyshenko, zëvendëskryeministër për Turizmin, Sportin, Kulturën dhe Komunikimet, Igor Sechin, drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft dhe Nikolai Tokarev, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse të naftës dhe gazit Transneft.

Masat kufizuese të BE-së, të cilat tani zbatohen për gjithsej 680 individë dhe 53 persona juridikë, përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve për këta individë dhe persona juridikë.

Përveç kësaj, ndalimi i udhëtimit që zbatohet për këta persona i pengon ata të hyjnë apo kalojnë tranzit nëpër territorin e BE-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ofendojnë njerëzit që i rrethojnë, njihuni me shenjat e horoskopit që nuk përmbahen

Story i radhës

U angazhuan në aktivitete jo-diplomatike, SHBA dëbon 12 diplomatë rusë të OKB-së

Të fundit nga