Twitter shkarkon dy drejtues të lartë përpara mbylljes së marrëveshjes me Musk

Twitter konfirmoi se dy prej ekzekutivëve të kompanisë do të largohen nga medias sociale, një prej ndryshimeve më të mëdha që kur Elon Musk vendosi të blejë kompaninë.

Ekzekutivët kanë drejtuar operacionet e konsumatorit dhe të ardhurave të kompanisë.

Lëvizja vjen ndërsa bosi i Tesla Elon Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë. Kayvon Beykpour dhe Bruce Falck në rrjetin social Twitter thanë se largimet nuk ishin vendime të tyre.

Këtë javë Musk pushtoi titujt e lajmeve kur tha se do të lejonte ish presidentin Amerikan Trump të rikthehej në Twitter.

Ky i fundit është shprehur se nuk dëshiron të rikthehet në platformë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Etnitë dhe konfliktet ndëretnike në Rusi mund të rishpërthejnë!

Story i radhës

Këto lagje në Prishtinë sot do të mbesin pa ujë

Të fundit nga