Twitter do të ofrojë etiketën blu të verifikimit për 8 dollarë në muaj

November 2, 2022
min lexim

Twitter do të tarifojë 8 dollarë në muaj për shërbimin Blue i cili përfshin edhe etiketën e verifikimit tha ditën e Marte bosi i ri i Twitter Elon Musk ndërsa synon të shtojë numrin e të abonuarve dhe ta bëjë rrjetin social më pak të varur nga reklamimi.

“Sistemi aktual i lordëve dhe fshatarëve të Twitter-it ku dikush ka e dikush jo një shenjë blu verifikimi është marrëzi. Pushteti u përket njerëzve! Blue për 8 dollarë në muaj,” tha Musk përmes një cicërime në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se çmimi do të ndryshohet sipas vendeve në bazë të fuqisë së tyre blerëse.

Një etiketë blu ngjitur me emrin e një personi në median sociale do të thotë se Twitter ka konfirmuar se llogaria i përket personit apo kompanisë në fjalë. Twitter aktualisht është falas për shumicën e përdoruesve.

Miliarderi Elon Musk e bleu javën e kaluar për 44 miliardë dollarë. Që kur mori drejtimin, ai ka vepruar me shpejtë për të vënë vulën e tij në kompani, larguar nga puna ish ekzekutivin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Shefja e reklamimit pranë Twitter, Sarah Personette, ditën e Marte në një cicërimë tha se kishte hequr dorë nga posti i saj duke shtuar se ishte e paqartë për të ardhmen e reklamimit në kompani.

Ditën e Marte Musk tha se abonentët me etiketat blue do të kenë prioritet në replika, citime dhe kërkim si dhe të mund të postojnë video e audio më të gjata. Gjithashtu do të shohin vetëm gjysmën e reklamave që sheh një përdorues i zakonshëm.

Ai ofroi abonentëve edhe shmangien e “paywall” për publikuesit të cilët pranojnë të punojnë me Twitter.

Komentet e Musk vinë pas raportimeve të mediave se ishte duke analizuar procesin e verifikimit të profileve dhe si etiketa blu jepet. Twitter ju ka dhënë këto etiketa atyre profileve me audiencë të lartë dhe të rëndësishme në të kaluarën.

Më shumë se 80% e përdoruesve të Twitter që morën pjesë së fundi në një anketë ishin shprehur se nuk do të paguajnë për një etiketë verifikimi. Vetëm 10% thanë se ishin të gatshëm të paguanin 5 dollarë në muaj.

Twitter ka një shërbim quajtur Twitter Blue, lançuar në Qershor të vitit të kaluar dhe ofron akses në opsione të avancuara si editimi i cicërimave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SPAK publikon bilancin e muajit tetor/ 70 persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar

Story i radhës

Messi tregon se kur do të largohet nga PSG

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë