Më shumë se 1 dekadë e gjysmë në ekzistencë, Twitter konfirmoi se është duke bërë të paimagjinueshmen: një buton për editimin e cicërimave.
Kompania tha ditën e marte se prej vitit të kaluar është duke punuar për një buton editimit.
Twitter nuk dha detaje të shumta por ndau një mock-up të funksionalitetin dhe ta se do ta testonte fillimisht me abonentët e Twitter Blue në muajt në vijim.
Eksperimentimi i Twitter me cicërima që editohen është një ndryshim i madh për kompaninë. Ekzekutivët e saj e kanë pranuar prej kohësh nevojën për diçka të tillë kryesisht për rregullimin e gabimeve por nga ana tjetër do të dëmtonte qëllimin e vetë Twitter si një hapësirë rekordesh publike.
Butoni do të jetë fillimisht i disponueshëm për përdoruesit e Twitter Blue, një shërbim abonimi prej 2.99 dollarësh ku përdoruesit kanë akses në funksionalitete të avancuara si mundësia për të hequr cicërima apo të kenë akses në foto profili NFT. /PCWorld Albanian