Twitch shton historitë në aplikacionin mobil

Ndërsa TwitchCon do të fillojë këtë javë në Las Vegas, përpara këtij momenti festiv Twitch tha se do të lançojë historitë për aplikacionin mobil të Twitch.

Duke integruar historitë në eksperiencën e Twitch, e kemi bërë më të lehtë që të arrin komunitetin tuaj direkt në platformë,” shkruante menaxheri i lartë i produktit Eduardo Fenili në blogun e kompanisë.

Historitë në Twitch funksionojnë njëlloj si në platformat e tjera të medias sociale. Përdoruesit e kualifikuar mund të postojnë fotot, tekst, ose klipe që zhduken pas 48 orësh. Shikuesit mund të shohin historitë nga krijuesit që ndjekin në një hapësirë të dedikuar në krye të aplikacionit Twitch.

Aktualisht historitë janë të disponueshme vetëm për bashkëpunëtorët dhe partnerët të cilët kanë bërë një transmetim në 30 ditët e fundit me Twitch që tha se funksionaliteti mund të zgjerohet tek më shumë përdorues me kalimin e kohës.

Përdoruesit me 30 abonentë ose më shumë kanë mundësi të krijojnë histori vetëm për të abonuarit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Prishtina gati për Kupën e Diasporës

Story i radhës

Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev: Problemi i Karabakut është mbyllur përgjithmonë

Të fundit nga