Prishtina gati për Kupën e Diasporës

Nesër ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë!

Nesër në orën 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock.

“Ky aktivitet është tradicional tash e disa vite dhe ka për synim që të afrojë bashkëatdhetarët tanë me vendlindje.

Njëherësh edhe promovon pasionin dhe talentin e futbollit të bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmi terrorist në Bruksel, kryetarja e Dhomës së PE: Nuk mund të lejojmë që urrejtja të fitojë

Story i radhës

Twitch shton historitë në aplikacionin mobil

Të fundit nga