Tuxharrët e kulturës shqiptare në RMV

February 18, 2022
min lexim

Sot do qortohem rëndë me tuxharrët e kulturës që janë bërë prostituta të cilët shiten për pak para. Sa lehtë  mashtrohen tuxharrët kulturorë për pak para shesin gjuhën e kulturën shqiptare. Si s’i vjen turp kulturës, artit qê e kanë marrë në dorë  personat e bordeleve që janë duke e shk…er si femrat të lëna e pa përkujdesjen e askujt, të detyruara t’ua shuajnë epshet shtazarake meshkujve për pak para. 

Kultura, arti e poezia ime e dashur në ç’gjendje keni rënë, prej botës suaj të shejtë shpirtërore e qjellore jeni  transformuar në botën e Klubeve të Natës, të Bordeleve Artistike. Prej botës së frymëzimeve, emocionuese intuitive jeni transformuar në botën e të kulturuarve të poshtëruar e tinëzarë, të kriminalizuar e të degjeneruar. 

Ku mbeti definicioni apo ai ligji juaj shpirtëror e hyjnor që i dedikohej lumturisë e kënaqësisë kulturore, poetike e artistike. Tani e kuptuam se pse Aristoteli kulturën, poezinë e artin e krahasonte me lloje karakteresh të veçanta: artistët qê kishin karakter të dobët e përkulës para pushtetarëve e parasē krijonin vepra të dobēta, kurse ata që kishin karakter të lartë  e jo përkulës para pushtetarëve krijonin kurora bukurie artistike. Ndjenjat e bukura bashkë me dëshirat e thella shpirtërore ekzistojnë në njeriun që nga lindja, kurse artistët, poetët me botëkuptime të ulëta materiale e kolektive parashë e lekësh nuk mund ta kuptojnë qëllimin, detyrën, idealin e vërtetë të artit poetik.

Të gjitha veprat e bordeleve poetike krijojnë ndjenjë dobësie personale, këto ndenja konfliktesh interesash bëhen shkaktar  urrejtjeje ndaj artit, e urrejtja asnjëherë nuk mund të bashkohet me artin e mirëfilltë. Nuk është e rastësishme që lexuesit rrinë larg veprave të tyre artistike Pra, arti, poezia përherë e gjithnjë është opozitë e pushtetarëve, kur politikanët gabojnë e mashtrojnë atëherë reagon fuqia e shpirtit poetik, jo për të fituar të mirat materiale, por për të korrigjuar e ndaluar të keqen shoqërore. Për fat të keq Kultura e Bordeleve Artistike, jo që e ndalojnë të keqen materiale, por e forcojnë me larjen e parave të personave të caktuar.

Kultura, shkenca, arti e poezia s’janë brume  kuzhinash partiake, ministrore e qeveritare për të fituar lekë e para,  por brumë ku gatohet kultura, arti, meditimi dhe dashuria. Artistët që e humbin hyjnoren poetike e artistike transformohen në tuxharrë kulturorë, e shumica e humbin këtë shpirt të hyjnores artistike për shkak  të interesave materiale personale dhe bëhen tuxharrë bordelesh artistike.

Artistë që s’kanë estetikë shpirtërore nuk mund të kenë as estetikë formale, sepse shpirtrat e lartë artistik të furnizuar me vlera të larta kulturore prezantojnë edhe vlera formale.

“Rrofshin Tuxharrët e Bordeleve Artistike Shqiptare, rrofshin hekurosjet e parave shtetërore!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Gjermani kërkohet heqje graduale e masave kundër pandemisë

Story i radhës

Vajza e Ilirit pozitive me Covid, s’mund të marrë pjesë në finalen e BBV

Të fundit nga

ShkoLartë