Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët

December 20, 2024
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i tha homologes së tij gjermane Annalena Baerbock të premten në Turqi se është thelbësore që grupet militante kurde, përfshirë PKK-në dhe YPG-në, të dorëzojnë armët dhe të shpërndahen, thanë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme turke.

Ankaraja e konsideron organizatën YPG, e cila ka luftuar për vite në Siri së bashku me trupat amerikane, si një zgjatim të PKK-së, e cila lufton kundër shtetit turk.

Madje, ajo edhe është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Forcat turke dhe aleatët e tyre sirianë janë përleshur me një aleancë të udhëhequr nga YPG-ja në Siri që nga rënia e presidentit sirian Bashar al-Assad këtë muaj./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i FIFA-s, ka një mesazh për Kosovën

Story i radhës

‘Më dërgonte mesazhe çdo ditë’/ Pas ndarjes, Shakira zbulon këngëtarin që i qëndroi pranë

Të fundit nga

ShkoLartë