Turqia s’do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO deri në tetor

July 12, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO së paku deri në tetor.

Duke folur për gazetarët në Vilnius, pas samitit të NATO-s, Erdogan tha se Parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj dhe më pas “ka shumë propozime [të tjera] legjislative për të diskutuar”.

Turqia u pajtua që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të kësaj jave.

Ajo kundërshtoi me muaj, duke pretenduar se Suedia strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Për të hyrë në NATO një vend, kandidatura e tij duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.

Hungaria ka shtyrë, po ashtu, ratifikimin e kandidaturës suedeze deri në vjeshtë.
Suedia, ashtu sikurse edhe Finlanda, braktisi politikën shumëvjeçare të neutralitetit ushtarak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në muajin prill.

Organizata më e madhe ushtarake në botë numëron 31 vende anëtare, në mesin e të cilave tri janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski në seancën e tretë të NATO-s: Të vazhdohet mbështetja e fortë për Ukrainën

Story i radhës

“Islami më largoi nga rruga e haramit”, Shkendije Mujaj tregon se çka pa kur ishte në koma

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë